Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri, 6 shtetas të tjerë nga Dubai

Aktualitet | 5 muaj më parë

Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, është bërë i mundur ekstradimi nga Italia i 44-vjeçarit Sajmir Kolaveri.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje e armëve” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.

Nga hetimet dyshohet se, në vitin 2020, 44-vjeçari ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit për vrasjen e një shtetasi, e më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës në fshatin Shpërdhet, Mamurras.

Ndërsa më herët, nga Dubai janë ekstraduar 6 shtetas për t’u përballur me drejtësinë. Bëhet fjalë për Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha, Shkëlzen Kraja, Ilir Lazri alias Ilir Sula, Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj, Devid Boraj alias Fatmir Pepaj, si dhe Merxhan Çeliku.

Sipas Policisë së Shtetit, Kristo Qirici, Shkëlzen Kraja, Aleks Pepaj dhe Fatmir Pepaj akuzohen për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, Ilir Lazri akuzohet për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, ndërsa Merxhan Çeliku për mashtrim kompjuterik, gjithashtu në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme