Elbasan, Elit Travel trajnon online 1 mijë të rinj
Kompani Turistike dhe Bashkia e Elbasanit kanë trajnuar mbi 1 mijë të rinj për sa i përket karrierës së tyre për të ardhmen. Ky trajnimi ishte mbi fushen e turizmit ku edhe data 8 Dhjetori Dita e Rinise do të duhet të shoqerohet shumë here më tepër me një thirrje për brezin e ri për tu trajnuar dhe edukuar.”Viti 2020 shënoi një vit shumë të veshtirë për ekonominë e turizmit jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Kompani shqiptare sot dëshmuan se janë shumë pranë me progresin dhe ata shume shpejt si gjithe kompanitë e huaja do të kalojnë 100% on line.”deklaroi Klosi
“8 dhjetori për 1 mije student që janë pjesë e akademisë së sotme edhe nëpermjet komunikimit on line shënoi një ditë shumë të rëndësishme per nje karrier të re që është në turisem e cila mendoj që do ti shërbej shumë të ardhmes së ekonomisë shqiptare të turizmit” tha ndër të tjera Ministri i Mjedisit Klosi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




