Elbasan – Kanosi pronarin e një mobilierie për t’i dhënë 4.000 euro, arrestohet 55-vjeçari

Aktualitet | 2 vite më parë

Një 55-vjeçar është arrestuar pasi ka kanosur pronarin e një mobilierie në Elbasan për t’i dhënë 4000 euro. Autori u arrestua në flagrancë gjatë kohës që po tentonte t’i merrte parat pronarit të mobilierisë.

Ka qenë denoncimi i pronarit të mobilierisë se kanosej nga 2 shtetas, për t’iu dhënë 4000 euro, që vuri në lëvizje efektivët.

Në kërkim është shpallur edhe një 23-vjeçar, A. K., i cili ishte bashkëpunëtor i 55-vjeçarit të arrestuar P. B.

Gjithashtu u sekuestrua shuma e parave, 2 celularë, si dhe 2 automjete dhe 1 motomjet në përdorim nga 2 shtetasit e implikuar në këtë rast.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme