Elbasan- Mashtronin të huajt të investonin në bursa fiktive, në pranga 13 persona

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 13 persona dhe 5 të tjerë janë në hetim për mashtrim me bursa fiktive nëpërmjet një call centeri.
Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, dhe më pasi i bindnin ata që të investonin në bursë fiktive.
Në pranga ranë: E. Ç., 29 vjeç, B. F., 46 vjeçe, Sh. I., 31 vjeçe, A. K., 32 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, F. P., 36 vjeçe, G. K., 23 vjeçe, R. L., 31 vjeçe, G. K., 29 vjeç, D. H., 38 vjeçe, S. D., 30 vjeç, A. K., 30 vjeçe, A. C., 24 vjeç.
Ndërsa nisi procedimi penal për shtetasit: J. L., D. Ç., M. L., Dh. Z., dhe L. T.
Policia ka shpallur në kërkim administratori i subjektit, call center, G. D., 45 vjeç, ku kryhej kjo veprimtari e paligjshme.
Gjatë operacionit u sekuestruan 70 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 33 celularë dhe 1 DVR, nëpërmjet të cilëve ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




