Elbasani “blindon” sulmin, Fatjon Bunjaku vishet verdheblu

Elbasani prezanton blerjen më të re në këtë sesion të merkatos. Sulmuesi i talentuar kosovar Fatjon Bunjaku është zyrtarisht një lojtar i verdhebluve.
21-vjeçari së fundi ka qenë pjesë e Malishevës në Superligën kosovare dhe gjithashtu është pjesë e kombëtares U21 të Kosovës.
“Fatjon Bunjaku është verdheblu! Sulmuesi premtues i Kosovës U21 i bashkohet familjes verdheblu! Me përvojë në elitën e futbollit kosovar me Gjilanin, Trepçën dhe së fundmi Malishevën, ku mori pjesë në Conference League, Bunjaku vjen për të sjellë energji, cilësi dhe gola në sulm. Fatjoni është gati për Abissnet Superiore!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




