Elbasani-Egnatia në RTSH/ Gvozdenoviç: Do luftojmë për qytetin dhe për fanellën

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç ka folur për mediat në prag të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Shqipërisë kundër Egnatias, që do të luhet nesër në orën 19:00 në Elbasan Arena dhe do të transmetohet në RTSH. Barazimi 1-1 në Rrogozhinë ka lënë të hapur kualifikimin, por trajneri i verdhebluve beson se Elbasani do të shkojë në finalen e madhe, ndonëse kundërshtari meriton respekt.
“Pas ndeshjes së parë kundër Egnatias në Rrogozhinë, e thashë se kualifikimi do vendoset në ndeshjen në Elbasan. Erdhi dita, nesër përballë Egnatias. Patjetër një ndeshje që është prapë e hapur. Do presim një ndeshje shumë të fortë dhe të bukur. Kundër një kundërshtari të fortë si Egnatia, që ka shumë cilësi brenda skuadrës, është ndeshje e hapur. Me shumë gola dhe interesante. Dhe nesër prapë do presim një ndeshje të bukur, pastaj kush është më e mirë do kalojë në finale.
Nesër mund të shkojë me shtesa, me penallti. Ne jemi gati për nesër, çunat janë gati dhe situata është e mirë.
Ne do bëjmë maksimumin, si gjithmonë. Do luftojmë për qytetin, fanellën dhe Elbasanin. Kjo është e sigurtë, kjo është detyra jonë. Pastaj të tjerat i dini, do presim pak dhe fusha do i tregojë të gjitha. Bashkë me tifozë, jam pozitiv dhe do zoti dalim mirë”, ka thënë mes të tjerash Gvozdenoviç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




