Elbasani feston Ditën Botërore të Muzikës, dy net koncerte të mbushura me emocione dhe tinguj
Në kuadër të Ditës Botërore të Muzikës, Orkestra me Harqe e Elbasanit organizoi dy koncerte të hapura për qytetarët elbasanas. Aktiviteti nisi me një koncert në ambientin e Baces së Trëndafilave në qendër të qytetit, duke vijuar më pas në oborrin e Kishës “Shën Maria” në lagjen Kala.
Drejtuesi artistik, Zeqir Sulkuqi, u shpreh i kënaqur me realizimin e aktivitetit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së brezit të ri të artistëve.
“Është hera e parë që e kemi ndarë në dy net këtë festim, kemi të ftuar dy artistë të mrekullueshëm lirik, Kastriot Tushën dhe Ulpian Aliaj dhe kemi një repertor krejtësisht të ri”, u shpreh Sulkuqi.
Për vetë artistët e vegjël, ky aktivitet ishte një përvojë frytdhënëse, që i ndihmoi të përballen me sfidën e performancës në ambiente të hapura.
“Sot luajta një pjesë të “Nocturne” të Tchaikovsky-t një pjesë e bukur dhe e luajta me kënaqësinë më të madhe”, tha një prej instrumentistëve të rinj.
Këto koncerte ishin jo vetëm një dëshmi e pasionit për muzikën, por edhe një investim emocional në të ardhmen e artit elbasanas.
Gazetar: E. Molla
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




