Elbasani huazon sulmuesin nigerian te New York, nuk luajti asnjë ndeshje në Shqipëri

Malik Odeyinka firmosi me Elbasanin vetëm pak kohë më parë, por pa luajtur asnjë ndeshje me këtë skuadër, ka bërë një tjetër lëvizje. Sulmuesi 20-vjeçar është transferuar në kampionatin amerikan (MLS). Ai ka kaluar te New York Red Bulls në formë huazimi nga skuadra shqiptare.
“AF Elbasani ka arritur marrëveshjen me New York Red Bulls për huazimin e Malik Odeyinka për 1 sezon me të drejtë blerje. Talenti nigerian do të aktivizohet me New York Red Bulls II në Major League Soçer Next Pro. Suksese Malik!” – shkruan klubi elbasanas në faqen e vet për këtë lëvizje.

Para se të vinte për herë të parë në Shqipëri, Odeyinka ka luajtur në Armeni dhe Rusi. Kryesuesit e kampionatit shqiptar e afruan si një element për të ardhmen, por nigeriani nuk ka mundur të zbresë asnjëherë në fushë me fanellën verdheblu. Nëse klubi amerikan do të bindet për vlerat e sulmuesit, ka të drejtën e blerjes së kartonit nga Elbasani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




