Elbasani mund Vllazninë, por… nuk mjafton

Abissnet Superiore | 5 muaj më parë

Elbasani ka arritur një fitore 2-1 përballë Vllaznisë në ndeshjen e fundt të sezonit, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në “Air Albania”, pas një pjese të parë pa gola, Vllaznia arriti të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Balajt në minutën e 48-të. Megjithatë, avantazhi i kuqebluve nuk zgjati shumë, pasi Lajthia u përgjigj tre minuta më vonë duke vendosur barazpeshën. Ibrahim në minutën e 64-ët firmosi fitoren e verdhebluve.

Një fitore që nuk i mjafton skuadrës së Elbasanit, e cila e mbyll në vend të dytë këtë sezon të “Abissnet Sueriore”, me pikë të barabarta me Egnatian e vendit të parë(37 pikë), që fito titullin kampion. Vllaznia në vend të tretë me 31 pikë.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme