Eliminimi i Brazilit, Vinicius: Kërkoj falje, do luftoj për t’u rikthyer në majë të botës

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Vinicius Junior përdori rrjetet sociale për të ndarë një mesazh për popullin brazilian pasi ekipi kombëtar i Carlo Ancelottit u eliminua nga Kupa e Botës: “Pothuajse katër vjet më vonë, ja ku jam përsëri, duke menduar se çfarë të shkruaj pas zhgënjimit në Kupën e Botës. Pashë kaq shumë njerëz të të gjitha moshave që më mbështesnin dhe ndanin ëndrrën tonë, do të ishte e padrejtë të heshtja. Por më duheshin disa ditë për të reflektuar”.

Vini ndjen peshën e përfaqësimit të Brazilit: “Të veshësh fanellën e ekipit kombëtar është krenaria më e madhe e jetës sime, dhe eliminimi në Kupën e Botës është një ndjenjë e vështirë për t’u përshkruar. E di sa shumë u përgatita, sa i përqendruar isha dhe sa shumë e dëshiroja këtë rezultat për të gjithë ju dhe për familjen time”.

“Zhgënjimi është i madh. Kishim një ekip mjaftueshëm të fortë për të arritur më shumë, por nuk ia dolëm. Kërkoj ndjesë dhe do të vazhdoj të luftoj për ëndrrën tonë për t’u rikthyer në majë të botës”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme