Emërohet ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, Spiropali: Integrimi i Shqipërisë në BE brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik

Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar për herë të parë pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për ta emëruar si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Spiropali e cilësoi detyrën e re si një nder dhe përgjegjësi të madhe, duke theksuar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është një mision historik.
“Drejt Shqipërisë 2030! Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme,” shkroi Spiropali.
Ajo shtoi se “Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale evropiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik.” Spiropali u shpreh se “Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime.”
Spiropali përfundoi duke thënë: “Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes evropiane. Mirënjohje.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.











