Enzo Fernandez i përgjigjet Rejinders, Chelsea ndal City-n

Kapitulli i ri i Chelsea pas ndarjes së papritur nga Enzo Maresca u hap me ndeshjen në Etihad kundër Manchester Cityt. Ndërsa pret të mësohet se kush do të marrë vendin e lënë bosh nga trajneri italian (Liam Rosenior i Strasburgut është favoriti), Calum McFarlane, trajneri i U21, udhëhoqi Blutë kundër skuadrës së Guardiolës për një barazim 1-1.
Pjesa e parë përfundoi 1-0 për skuadrën e Pep Guardiolës, pasi Haaland goditi shtyllën në minutën e 40-të, Reijnders zhbllokoi sfidën dy minuta më vonë.
Chelsea humbi një mundësi për të barazuar në pjesën e dytë me anë të Pedro Netos, por arriti të gjejë rrugën e rrjetës në momentin e fundit. Enzo Fernandez firmosi për 1-1 në minutën e 94-të, duke arritur të mposhtte Donnarumma.
Chelsea kështu ngrihet në 31 pikë, ndërsa City kalon në 42 dhe -6 nga Arsenal.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




