Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, në fokus negociatat për paqen në Ukrainë

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan zhvillimet e fundit rreth luftës në Ukrainë.
Sipas një deklarate nga presidenca turke, Erdogan theksoi se Turqia ndjek me vëmendje procesin e paqes dhe se ka bërë përpjekje të sinqerta që nga fillimi i konfliktit për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ai gjithashtu mbështeti qëndrimet që synojnë përfshirjen e të gjitha palëve në negociata për vendosjen e paqes.
Presidenti rus, Putin nga ana e tij falënderoi Erdoganin për mikpritjen e takimeve ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase që janë zhvilluar në Stamboll, duke vlerësuar përpjekjet e Turqisë për të lehtësuar dialogun e paqes.
Ky zhvillim tregon rolin aktiv të Turqisë në përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




