Erdogan fton Moskën dhe Kievin në bisedime në Stamboll: Do punojmë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

Botë | 11 muaj më parë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka propozuar që bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës të zhvillohen në Stamboll, duke e pozicionuar sërish kështu Turqinë si ndërmjetëse kyçe në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Sugjerimi që bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës mund të mbahen në Stamboll u bë nga vetë presidenti Erdogan në videokonferencën e “aleancës së të vullnetshmëve”, në një përpjekje për ta portretizuar Turqinë si një ndërmjetësuese kyçe në luftë.

Presidenti turk theksoi në propozimin e tij se  Ankaraja do të vazhdojë të punojë për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” dhe për të lehtësuar kontaktet e drejtpërdrejta midis dy palëve.

Presidenti turk, Erdogan u theksoi bashkëbiseduesve të tij se Turqia është e gatshme të mbështesë çdo iniciativë diplomatike për t’i dhënë fund luftës. Ai gjithashtu vuri në dukje se Turqia është në kontakt me dy palët ndërluftuese për këtë qëllim.

Ky raport është pjesë e përpjekjes së vazhdueshme të Ankarasë për t’u shfaqur si kanali kryesor i komunikimit midis Moskës dhe Kievit, duke u bazuar në precedentin e raundeve të bisedimeve të mbajtura në Stamboll në të kaluarën.

Sakaq Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë sinjale të qarta publike se është i gatshëm të pranojë dhe të ecë përpara me planin e paqes të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme