Erdogan: BE të bashkojë forcat me aleatët e saj jashtë unionit për sigurinë dhe mbrojtjen

Europë | 1 vit më parë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, theksoi nevojën për një Evropë të bashkuar dhe gjithëpërfshirëse për mbrojtjen dhe sigurinë. Ai kërkoi që Bashkimi Evropian të forcojë bashkëpunimin edhe me vendet që nuk janë pjesë e unionit.

Sipas Erdogan është në interes të gjithë kontinentit evropian që vendet të jenë të bashkuara sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë, në të kundër do të jenë të përçarë dhe të dobët.

“Jemi mbledhur të diskutojmë një vizion të ri që do të ripërcaktojë kontinentin tonë dhe është e rëndësishme që ne të veprojmë të bashkuar. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare duhet krijuar në arkitekturë e drejtë dhe gjithëpërfshirëse globale.  Duhet të nis fillimisht në shtëpinë tonë, në kontinentin evropian, ku ka një potenciale të jashtëzakonshëm për bashkëpunim në mbrojtje, energji, korridoret e transportit, tregjet digjitale dhe lëndët minerale kritike. Janë shumë fusha ku mund të bashkëpunojmë. Në këtë kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë evropiane, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e saj të mbrojtjes  janë të dobishme. Këto përpjekje duhet të përfshijnë edhe aleatët që nuk janë pjesë e BE-së. Me këtë lloj ideje do të ishte në interes më të mirë të sigurisë evropiane. Për çështje jetike si mbajtja dhe siguria nëse përçaheni bëheni më të dobët dhe bashke jemi më të fortë”, tha Erdogan.

Duke folur për konfliktet ndërkombëtare, Erdogan kërkoi intensifikimin e përpjekjeve për një paqe të drejtë në Ukrainë dhe arritjen e një armëpushimi në Gaza.

“Arritja e një paqe të drejtë dhe që zgjat në Ukrainë është shumë e rëndësime. Në Turqi u nisën bisedimet teknike për të arritur të ndalim gjakderdhjen, kjo mundësi nuk duhet humbur. Në këtë fazë mbështetemi tek të gjithë partnerët tanë për të mbajtur të hapur kanalet e dialogut.  Gaza po përjeton një katastrofë humanitare, duhet t’i themi mjaft kësaj. Qëndrimi i Netanjahut nuk rrezikon vetëm Gazën, por të gjithë rajonin tonë. Ne presim që Evropa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gaza”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme