Moti i keq përfshiu jugun, erërat e forta ngritën në ajër çadrat në Vlorë, në Sarandë një pemë e rrëzuar dëmtoi automjete

Moti i keq me erëra të stuhishme dhe reshje shiu që përfshiu vendin gjatë mbrëmjes së kaluar shkaktoi probleme në disa qytete të jugut.
Në Lungomare, në Vlorë, era ngriti re të dendura rëre përgjatë shëtitores, duke e bërë pothuajse të pamundur qarkullimin e këmbësorëve. Po ashtu, u raportuan dëme në disa biznese, si edhe zhvendosje të çadrave dhe orendive.
Edhe Gjirokastra u përfshi nga erëra të forta, të shoqëruara me reshje shiu, të cilat krijuan vështirësi të përkohshme në disa zona të qytetit.
Në Himarë, qielli u ndriçua nga rrufe të shumta, duke krijuar një spektakël natyror gjatë natës. Moti i keq u shoqërua edhe me probleme në furnizimin me energji elektrike.
Në Sarandë, erërat e forta rrëzuan një pemë, duke shkaktuar dëme në disa automjete.
Reshje shiu dhe erëra gjatë natës dhe në orët e para të së mërkurës pati edhe në zonat e tjera të vendit, por pa shënuar problematika. E mërkura ka sjellë dhe rënie të temperaturave në të gjithë vendin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




