Ernest Muçi bën historinë, transferimi më i kushtueshëm i Trabzonspor

Sport | 5 muaj më parë

Ernest Muçi është lojtari për të cilin Trabzonspor pagoi tarifën më të lartë të transferimit në historinë e klubit. Klubi turk do të paguajë një total prej 9.5 milionë eurosh, të përbërë nga 8.5 milionë euro tarifa transferimi dhe 1 milion euro tarifa huazimi.

Ndërkohë, për blerjen përfundimtare të sulmuesit kuqezi nga ana e Trabzonspor, Beshiktashi ka dalë me një deklaratë zyrtare, në të cilën thuhet: “Lidhur me transferimin përfundimtar të futbollistit Ernest Muçi, është ushtruar nga Trabzonspor e drejta e opsionit të blerjes e përfshirë në marrëveshjen e huasë. Në përputhje me rrethanat, Trabzonspor do t’i paguajë klubit tonë 8.5 milionë euro + TVSH. Falënderojmë Ernest Muçin për kontributet e tij në klubin tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”.

TRANSFERIMET MË TË SHTRENJTA TË TRABZONSPORIT

1 – Ernest Muçi | 9.5 milionë euro

2 – Majeed Waris | 6.9 milionë euro

3 – Gökhan Ünal | 6.2 milionë euro

4 – Zubkov | 6 milionë euro

5 – Sikan | 6 milionë euro

6 – Onuachu | 5.6 milionë euro

7 – Nwaiwu | 5.5 milionë euro

8 – Oulai | 5.5 milionë euro

9 – Adrian Mierzejewski | 5.25 milionë euro 10 – Cornelius | 5.1 milionë euro


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme