Ernest Muçi, një gol për dy rekorde. Manaj shënon dy gola

Sport | 9 muaj më parë

Ylli shqiptar i Trabzonsporit, Ernest Muçi, i huazuar nga Beshiktashi, ka thënë fjalën e tij në derbin kundër Fenerbahçes të humbur me rezultatin 3-2. Duke marrë një pasim të gjatë nga mbrojtësi Nëaiëu, Muçi mposhti Jayden Oosterëolde dhe Milan Škriniar për të kaluar topin sipër portierit, duke zhbllokuar sfidën pas 6 minutash lojë.

Muçi jo vetëm që e çoi ekipin e tij në avantazh me golin e shënuar, por gjithashtu theu rekordin për golin më të shpejtë të shënuar në shtëpi për Trabzonspor këtë sezon.

Për më tepër, ky gol shënoi numrin më të lartë të golave ​​të yllit shqiptar në një sezon të vetëm. Duke shënuar më parë 12 gola për Tiranën në sezonin 2019-20, Muçi tani ka arritur golin e tij të 13-të këtë sezon.

Kjo ishte ndeshja e tij e 23-të në të gjitha garat me Trabzonspor këtë sezon. Përveç 13 golave, futbollisti kuqezi ka edhe 4 asiste.

Ndërkohë, Rey Manaj, i cili luan për Sivasspor në Ligën 1 në Turqi, ka shënuar dopietë në barazimin 3-3 përballë Vanspor. Sulmuesi kuqezi shënoi në minutat 28-të dhe 32-të.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme