Estela dhe Kristiana, dy ish-studente të universitetit të Korçës, sot infermiere të përkushtuara

Sociale | 2 vite më parë

Estela dhe Kristiana ish-studente të Universitetit “Fan Stiljan Noli” sot janë dy infermiere të përkushtuara e të suksesshme në kujdesin paliativ në Korçë. Falë pasionit, punës e përkushtimit vajzat kanë arritur suksesin e dëshiruar në profesionin e tyre si infermiere, duke u angazhuar në kujdesin paliativ, një fushë e ndërlikuar dhe e ndjeshme, ku përkushtimi dhe ndihma emocionale janë po aq të rëndësishme sa kujdesi mjekësor.

“Prej dy vitesh kam përfunduar studimet për infermieri. Që në shkollë të mesme kam pasur dëshirë të jem infermiere. Falë punës e gërshetuar me praktikën e tre viteve në shkollë, sot jam kujdesin paliativ në Korçë”, tha Estela.

“Jam njohur me kujdesin paliativ dhe prej atëherë kam filluar punë këtu. Qasja në këtë punë më ka bërë të aftësoj njohuritë që kam marrë në shkollë. Dua të inkurajoj studentët e rinj që të investohen në profesionin e tyre”, shprehet Kristiana.

Çdo ditë në punën e tyre, vajzat përballen me sfida që kërkojnë jo vetëm aftësi të shkëlqyera teorike, por punë sistematike dhe për më tepër një ndjeshmëri të thellë për të kuptuar dhimbjen dhe emocionet e pacientëve dhe familjeve të tyre, duke u bërë edhe një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin karrierën në fushën e shëndetësisë.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme