Etapa e Vlorës, për Callum Macleodd

Sport | 1 vit më parë

Callum Macleodd është fituesi i etapës së katërt të Turit të 82-të të Shqipërisë në çiklizëm. Çiklisti i Shills Doltçin e ka prerë finishin në 3h43’45’, ndërsa Xhakobs është mbajtës i fanellës së verdhë. Bonstra mban fanellë e kuqe, kurse Gabriele De Fabritis jeshilen dhe të bardhën.

Macleodd ka treguar emocionet e tij të fitores së etapës së katërt në Turin e 82-të Çiklistik të Shqipërisë. I ka pëlqyer Shqipëria dhe e ka shijuar turin çiklistik në vendin tonë. Për më tepër ka vlerësua skuadrën për çfarë ka bërë në këtë etapë Vlorë – Vlorë mes ngjitjeve dhe zbritjeve në mal.

Si erdhi ky sukses?

“Kemi punuar fort në këtë etapë dhe kemi qëndruar gjithnjë bashkë si ekip. Dhe në ngjitjen e parë kishte një ritëm të lartë dhe ishim rreth 20 veta të cilët po pedalonin fort. Pastaj u bashkuam kur zbritën në zonën e bregut, apo të detit. Dhe në ngjitjen e fundit përpara tunelit punuam fort si skuadër duke ndërruar njëri-tjetrin dhe në fund ia dola”

 Çfarë e dalloi skuadrën e Shills në këtë fitore të Meklod

“Kemi punuar fort gjatë gjithë ditës si ekip në të gjithë kilometrat e etapës së katërtt. Një nga pjesëtarët e skuadrës sonë ishte përpara në mënyrën që unë të ngjitesha për t’u shkëputur më vonë. Dhe gjithçka ishte perfekte, sepse grupi bën skuadrën që sot më ndihmoi realisht”

Si të duket Turi i Shqipërisë?

“Është një garë shumë e bukur. Për më tepër një vend shumë mikpritës dhe që shoh se e do çiklizmin. Është një Tur shumë i bukur. Ka pamje të jashtëzakonshme aty ku ndërthuret mali dhe deti bashkë dhe ndihem me shumë fat që jam pjesë e kësaj gare çiklistike”.

Ndërkohë sa e vështirë ishte t’ia rrëmbejë suksesin holandezëve të Grut Amsterdam?

“Në metrat e fundit isha bashkë me dy sportistë të Grut Amsterdam. Sigurisht që nuk ishte e lehtë. Por ia dola. Mos harrojmë që ata vijnë nga aktivitete të rëndëishme dhe mua më buzëqeshi fati sot”.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme