Ethet e Nilit nisin si grip, 20% kalojnë rëndë; ISHP: Rastet në rajon s’kanë rrezik

Sociale | 2 muaj më parë

Pas konfirmimit të rastit të parë më ethet e Nilit në Shqipëri , ISHP ka sqaruar popullatën se survejanca epidemiologjike vijon të jetë aktive dhe se nuk ka raste të reja të konfirmuara.

Ekspertët kanë theksuar se sëmundja nuk është ngjitëse pavarësisht infektimeve prezente në rajon dhe se transmetohet vetëm përmes mushkonjave të gjinisë Culex , një specie e cila është prezent edhe në Evropë edhe në Shqipëri.

“Sëmundja transmetohet vetëm nëpërmjet mushkonjave, jo nga njeriu te njeriu. Nuk ka rrezikshmëri për vendin, prania e rasteve në Greqi e “etheve të nilit perëndimor”.

Epidemiologia Vasili tregon shenjat e sëmundjes e cila nis si një grip i thjeshtë dhe në një përqindje të vogël jep komplikacione të rënda

“Shenjat fillimisht është ajo si e një gripi të lehtë dhe kjo përbën  80% të rasteve, ndërsa në vetëm 20% rasteve janë shenja më të rënda , që mund të tregojnë një encefalit  dhe në këto raste personat duhet të shtrohen në spital.  Persona që e shfaqin klinikisht në mënyrën më të rëndë janë ata mbi moshën 60 vjec, persona që kanë imunitet të ulët apo persona që mund të kenë bërë transplante apo ndërhyrje të rënda”.

Procesi i dezinsektimit, që shtrihet nga maji deri në tetor, në zonat bregdetare dhe urbane sipas ISHP ka ulur rrezikun e infektimeve por sipas ekspertëve ende ka vend për masa shtesë nga vetë njerëzit

“I bëjmë thirrje popullatës që të përdore ilaç kundër pickimit të mushkonjave, sa më shumë ta eliminojmë pickimin nga mushkonjat risku nuk është i lartë.

Popullatës i bëjmë thirrje që të jenë sa më të kujdesshëm, të shmangin ujin e ndenjur, mbeturinat në shtëpi dhe të  bëjnë dezinfenktim në vendet e mbeturinave”,

Nga 106 raste dhe 13 vdekje nga Ethet e Nilit perëndimor në vitin 2024  Shqipëria kaloi në vetëm 3 raste në vitin 2025.

Këtë vit kemi  një rast të konfirmuar në një kohë kur virusi por qarkullon fuqishëm në vendet fqinje çka e bën të domosdoshëm  rritjen e survejancës së mushkonjave dhe rasteve njerëzore  në kulmin e sezonit të transmetimit. Zonat më me risk mbeten ato bregdetare.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme