Etjen Xhafaj prezantohet drejtor i Postës Shqiptare: Do rrisim efikasitetin në shërbimin ndaj qytetarëve, inovacioni mbetet primar

Etjen Xhafaj është prezantuar sot si drejtor i ri i Postës Shqiptare. Në fjalën e tij pas prezantimit nga ana e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Xhafaj tha se kjo është një sfidë për të dhe vetë institucionin që ai do të drejtojë në viijim.
Sipas Xhafajt, Posta Shqiptare ka ende punë për të bërë në mënyrë që ofrojë shërbimin e duhur te qytetarët.
“Është jo një barrë por një sfidë e vërtetë jo vetëm për mua por për të gjithë ekipin këtu me të gjithë drejtuesit e filalieve, duke filluar nga i pari postier deri te administratori, duke kaluar nga të gjithë. Unë besoj se Posta Shqiptare është një vlerë, më tepër se një shoqëri aksionare, më tepër se sa një institucion. Zëvendëskryeministrja e tha shumë mirë që priroritet por edhe jetëgjatësia historike e këtij institucioni që ka 113 vjet që ekziston e bëjnë një peshë, një përgjegjësi, por edhe një sfidë të cilën ne duhet ta përballim me sukses dhe duhet të fokusohemi te ajo që vjen. Patjetër që në 3 vitet e fundit janë bërë avancime të jashtëzakonshme, por unë besoj se kemi ende shumë për të bërë, sidomos në tre drejtime; së pari, posta është shërbimi që është më afër të gjithë qytetarëve të Shqipërisë me mbi 2500 punonjës ne duhet të jemi shumë të ndjeshëm veçanërisht ndaj që janë më në nevojë, prandaj shërbimi dhe shërbesa duhet të jetë prerogativa e parë e çdo punonjësi, duke filluar nga unë”, tha Etjen Xhafaj, drejtori i ri i Postës Shqiptare.
Ai vuri në dukje se Posta Shqiptare duhet të ketë tashmë në fokusin e saj eficiencën në mënyrë që të arrihen të gjithë ojektivat. Ndërsa theksoi nevojën për ide novatore.
“Duhet të kemi një fokus të veçantë për rritjen e eficencës për t’i maksimizuar të gjitha ato që janë shërbimet dhe për t’u fokusuar në shpërndarjen e tyre sa më gjerësisht në mënyrë që ky institucion të justifikojë mandatin që ka dhe besimin që po merr në mbështetjen që ka si nga kryeministri Rama ashtu nga zëvendëskryeministrja.
Inovacioni duhet të jetë primar për ne, kjo është një garë idesh dhe ndaj do të jemi të hapur ndaj të gjithë njerëzve për të arritur në maksimizimin për të kaluar nga ata që flasin për ndryshimin te ata që e bëjnë diferencën në të mirë të qytetarëve”, përfundoi Xhafaj në prezantimin si drejtor i Postës Shqiptare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




