“Etnoletra shqipe” prezantohet në Shkodër – Vepra e Vehbi Miftarit, një qasje mes letërsisë, etnokulturës dhe identitetit

Kulturë | 11 muaj më parë

Në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” u promovua libri më i ri i studiuesit, poetit dhe pedagogut Vehbi Miftari, “Etnoletra shqipe”, një vepër e cila përmbledh hulumtimin e tij shumëvjeçar mbi raportin e letërsisë me etnokulturën dhe identitetin kombëtar. Autorit i janë dashur rreth 9 vite punë kërkimore, për të mbledhur materiale, duke analizuar teori bashkëkohore dhe duke ndërlidhur letërsinë me kujtesën.

“Libri është një përpjekje e imja që të hap një dritare të re në studimet mbi letërsinë duke qenë se përbën një studim ndërdisiplinor ku përveç dijeve teorike ndërthuren dhe dije të tjera”, u shpreh Miftari.

Miftari, i njohur për veprat e tij studimore dhe kritike, aktualisht është pjesë e misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Vatikan, çka ia shton dimensionin ndërkulturor dhe institucional punës së tij kërkimore.

“Në Vatikan ruhet trashëgimia kulturore dhe shpirtërore e një pjese të madhe të botës dhe të qenit një njeri u kulturuar e bën shumë më të lehtë dhe punën”, tha ai.

Libri pritet të shërbejë si referencë e rëndësishme në fushën e albanologjisë dhe kritikës bashkëkohore.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme