“EU4Municipalities II” nis zyrtarisht në Durrës, Sako: Synon forcimin e pushtetit vendor dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët

Politikë | 6 muaj më parë

Në Durrës ka nsiur zyrtarisht programi “EU4Municipalities II”, një nismë strategjike që synon forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri dhe mbështetjen e rrugës së vendit drejt Bashkimit Europian. Programi do të fokusohet në mbështetjen e bashkive përmes investimeve konkrete, rritjes së kapaciteteve institucionale dhe modernizimit të shërbimeve publike për qytetarët.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, theksoi rëndësinë e projektit për zhvillimin lokal dhe forcimin e institucioneve. Sako tha se projekti synon të krijojë një sistem më transparent, efektiv dhe të orientuar drejt qytetarit, duke ndihmuar njëkohësisht procesin e integrimit europian përmes harmonizimit të standardeve vendore me ato të BE-së.

“Nga Durrësi lancohet zyrtarisht ky projekt, që bashkon aktorët kyç kombëtarë dhe ndërkombëtarë në forcimin e mirëqeverisjes vendore në vend. Një sistem i qeverisjes vendore më transparent, efektiv dhe i orientuar ndaj qytetarit. Ky bashkëpunim na mundëson të ecim përpara edhe në rrugën e integrimit. Të harmonizojmë zhvillimin e Durrësit me standardet europiane që qytetarët të përfitojnë nga zhvillimi i qëndrueshëm. Po forcojmë kapacitetet institucionale dhe po sjellim përmirësime konkrete në nivel lokal, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët”, tha Sako.

Sipas saj, përmes mbështetjes financiare do të mundësohet zbatimi i iniciativave konkrete në infrastrukturë publike dhe në përmbushjen e nevojave lokale, duke përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

Programi parashikon gjithashtu një skemë grantesh për bashkitë dhe komunitetet, me fokus në shërbimet vendore, infrastrukturën, dixhitalizimin dhe përfshirjen sociale.

“Përmes mbështetjes financiare u zbatuan iniciativa konkrete në formën e infrastrukturës publike dhe nevojave lokale, duke përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Ky projekt synon një skemë grantesh për nevojat e ndryshme të bashkive dhe qytetarëve, kryesisht në shërbimet vendore dhe infrastrukturë, dixhitalizimin dhe përfshirjen sociale. Forcimi i kapaciteteve të bashkive është thelbësor drejt një qeverisjeje vendore më të qëndrueshme dhe të orientuar drejt të ardhmes”, tha Sako.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme