Euro 2025/ Gjermania dhe Anglia luajnë aktin e fundit

Sot në mbrëmje në Bratislavë do të luhet akti i fundit i Europianit të moshave deri në 21 vjeç. Finalja e madhe ka si protagoniste dy ekipet e Grupi B, Gjermaninë dhe Anglinë, të kanë fituar nga tre herë secila këtë trofe.
Rrugëtimi ka qenë perfekt për ekipin gjerman pasi mori pikë të plota në fazën e parë dhe më pas eliminoi Italinë dhe Francën. Ndërsa Anglia pas humbjes që pësoi në takimin e tretë në grup me skuadrën që do të përballet edhe sot siguroi finalen duke mundur Spanjën dhe Holandën.
Lojtari që ka spikatur në radhët e ekipit të Antonio Di Salvo-s është Ëoltemade, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i turneut me gjashtë gola.
Ndërsa ekipi i drejtuar nga Lee Carsley kërkon revanshin për humbjen që i shkaktoi Gjermania në grupe ndërsa në rast fitoreje do të mbronte për herë të parë titullin duke përsëritgur suksesin e Spanjës në 2011-ën dhe 2013-ën.
Në konferencën e djeshme për shtyp komisari teknik i Gjermanisë, Di Salvo, pranoi se arritja e marrëveshjes mes Bayern-it dhe yllit të skuadrës së tij Woltemade nuk do të ndikonte në përqëndrimin e të tijve në këtë duel. “Unë mendoj për 23 lojtarë dhe jo vetëm për njërin. Ajo që ndodh jashtë fushe s’më intereson”, tha di Salvo.
Ndërsa homolgu i tij te Anglia, Carlsey në konferencën e djeshme për shtyp tha se ishte i binudr se skuadra e tij kishte të gjitha mundësitë për të mbrojtur titllin kampion të fituar dy vite më parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




