Euro 2025 në RTSH/ Gjermania sfidon Suedinë për vendin e parë në Grupin C

Sport | 1 vit më parë

Në “Stadion Letzigrund” të Cyrihut përfaqësuesja e femrave e Gjermanisë dhe ajo e Suedisë do të ndeshen në takimin e fundit të fazës në grupe të sigurta për kualifikimin për më tej. Si Gjermania edhe Suedia kanë pikët e plota pas dy takimeve të para dhe ajo çfarë bën diferencën është vetëm golaverazhi. Për momentin Suedia kryeson këtë grup me golaverazh 4:0 ndërsa gjermanet kanë golaverazh 4:1.

Përpara këtij dueli komisari teknik i Suedisë, Peter Gerhardsson, tha: “Duam që të fitojmë këtë grup dhe të luajmë të enjtën çerekfinalen. Sa i përket formacionit nuk mund të them asgjë pasi siç e kam thënë edhe më parë kurrë nuk tregoj se kush luan e kush jo”.

Ndërsa komisari teknik i Gjermanisë, Christian Wück, tha: “Të dy ekipet luajnë për vendin e parë dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e luftuar. Shpresoj shumë që të jemi ne fituesit e këtij grupi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme