Euro U19 për vajza në RTSH: Franca shkon në finale, e pret Spanja

Pas gjashtë vitesh mungesë, Franca rikthehet në finale të një kampionati europian për vajza në grupmoshën U-19. Në gjysmëfinale, francezet fituan 4-3 ndaj Portugalisë në një përballje që zgjati për 120 minuta.
Graziani dhe Maeline Mendy shënuan shumë shpejt për Francën në minutat 7’ dhe 13’ çka dha impaktin se kjo përballje do fliste tërsisht për Francën. Por nuk rezultoi kështu, sepse Gago në minutën e 30’ nga pika e bardhë e penalltisë u tregua e saktë. Në pjesën e dytë, Lara Martins shënoi në minutën e 74’ duke barazuar rezultatin, gol që çoi ndeshjen në shtesë.
Dy përfaqësueset nuk e ulën ritmin e lojës por vijuan sulmet intensive. Maeline Mendy në minutën e 92’ kaloi edhe një herë tjetër në avantazh Francën, ndërsa Costa pak përpara përfundimit të shtesës së parë çoi shifrat në 3-3.
Në shtesën e dytë, në një moment pakujdesie në zonë, Canshelinja shaktoi 11-metërsh dhe Franca do të rimerrte edhe një herë avantazhin me Melinda Mendy duke u treguar e saktë përballë portieres portugeze.
Në finale, përfaqësuesja e Francës do të përballet me Spanjën më 27 qershor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




