Euro U21: Anglia, kampione e Evropës

Anglia përsërit suksesin e vitit 2023 dhe konfirmon titullin e saj si Kampione Evropiane nën-21 vjeç. Në finalen e luajtur në Bratislavë, britanikët mposhtën Gjermaninë me rezultatin 3-2 pas kohës shtesë. Ekipi i Carsley kaloi në epërsi në minutën e 5-të me Elliott, më pas Hutchinson dyfishoi epërsinë në minutën e 24-të.
Të besuarit e Di Salvos u rikthyen në lojë me Weiper (46′) dhe Nebel (61′), por në fillim të kohës shtesë (92′) Rowe i dha fitoren skuadrës angleze.
Anglia e fiton këtë trofe për herë të katërt në historinë e saj, e dyta radhazi (sukses në vitin 2023 kundër Spanjës). Dy fitoret e mëparshme mbërritën gjithashtu radhazi, përsëri kundër Spanjës dhe Gjermanisë, por në rend të kundërt (1982 Gjermania, 1984 Spanja).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




