Euro U21: Gjermania kalon Francën, në finale me Anglinë

Gjithçka e lehtë për Gjermaninë në gjysmëfinalen e Euro U21 kundër Francës. Gjermanët dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke diktuar me golat e Weiper 8’ dhe Woltemade 14’.
Francezët u zgjuan shumë vonë, duke u përpjekur ta rihapnin lojën vetëm në fund të pjesës së parë dhe më pas duke vuajtur për një kohë të gjatë në pjesën e dytë. Në fund, pas një kontrolli të gjatë të VAR, goli i tretë gjerman erdhi me Grudën 90’+3.
Në gjysmëfinalen tjetër, Anglia mposhti Holandën me rezultatin 2-1 falë një dopiete nga Harvey Elliott, një mesfushor i Liverpoolitm ndërsa për holandezët golin e nderit e shënoi Ohio.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




