Euroliga: Barcelona shkon në finale, e prêt Anadolu Efes

Olimpia Milano reziston, por.. në fund i lëshon vendin Barcelonës në finalen e Euroliga: Skuadra e Jasikevicius konfirmon vlerat që u panë në sezonin e rregullt dhe mund ekipin e Ettore Messina për herë të tretë këtë sezon. Një lojë shumë e ekuilibruar, që përfundon 84-82, me Blaugrana të tërhequr nga fenomenet Mirotic dhe Gasol: Katalanasit nën kosh janë shumë të fortë dhe e detyrojnë Milanon në një përfundime të hidhur dhe të vështirë, që në fakt ishte i pranishëm gjatë gjithë lojës.
Përkundër kësaj, skuadra e Messina udhehiqet nga Punter dhe Micov e me një pjesë të dytë të shkëlqyer, luan ndeshjen pikë për pike, por në fund vjen dhe diferenca në favor të kundërshtarit.
Kundërshtarët e Barçës në finale do të jenë turqit e Anadolu Efes, të cilët mundën Cka Mosca të Hackett 89-86 në gjysmëfinalen tjetër. Finalja të dielën, 30 maj në orën 20.45, ndërsa në 17:30 do të luhet për vendet tre dhe katër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




