Euroliga në RTSH, Baskonia dorëzohet në Beograd

Java e dytë e Euroligës ka nisur me një ndeshje të fortë dhe të ekuilibruar në Beograd teksa Crvena Zvezda ka fituar 78-71 përballë Baskonias. Përgjatë gjithë takimit skuadra vendase e ruajti avantazhin edhe pse herë pas here spanjollët iu afruan barazimit. Në minutat e para Zvezda shënoi 6 trepikësha nga 8 tentativa ku dhe krijuan diferencën e parë me dy shifra.
Më tej skuadra baske ja doli që ta mbante konstante deri në fund një diferencë prej 8 ose 10 pikësh të cilën kërkonin ta përmbysnin në fund. Pikërisht në periodën e katërt diferenca u ul deri në 4 pikë dhe rrezikuan ta kthenin, por me dy gabime brenda 1 minute bëri që Zvezda edhe një herë të krijonte siguri me trepikëshin e Bolomboy.
Për Baskonian u dallua Moneke por në fund e ndjeu presionin e një salle të mbushur me 20 mijë tifozë, ndërsa për Zvezdën ky sukses erdhi falë përvojës së Kalinic dhe Canaan që u treguan shumë të qetë në gjuajtet e fundit drejt koshit.
Tashmë pas dy javësh Crvena Zvezda është pa humbje, ndërsa Baskonia me një fitore dhe një humbje. Ky takim erdhi për shikuesit në RTSH Sport. Java e dytë do të vijojë në RTSH me dy takime të tjera teksa të enjten do të jetë derbi i Stambollit Efes-Fenerbahce dhe të premten Milano-Paris.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




