Euroliga në RTSH: Reali dominues, siguron vendin e tretë

Basketboll | 7 muaj më parë

Real Madridi fiton përballë Crvena Zvezdës me rezultatin 103-82 dhe siguron vendin e tretë në renditje. Ky vend i tretë i jep avantazhin fushë në play off skuadrës spanjolle, ndërsa Crvena Zvezda që shpresonte që të merte vendin e 6-të dhe të kualifikohej në play off, tani zë vendin e 9-të dhe do të jetë në play-in në një pozicion jo të favorshëm pasi mund të eliminohet me vetëm 1 ndeshje.

Ndeshja nisi me Zvezdën në avantazh falë një saktësie të madhe në gjuajte për 3 pikë ku shënuan 6 nga 7 gjuajtet e para. Në fund të periodës së parë Real Madrid arrin që falë një parciali 10-0 nga -6 të kalojë në +4 pike.

Që këtu Reali ndryshon totalisht ku falë disa sulmeve të thyera ti çonte në kundërsulm dhe të krijonte avantazhin dyshifror. Në periodën e tretë, Zvezda arrin ta ulë nga 16 deri në 7 pikë dhe nis të shpresojë. Por një trepikësh në fund të periodës së tretë nga Sergi kur po skadonte koha, Realin e kthen në avantazh me 2 shifra dhe i jep moral.

Perioda e katërt ishte më tej një administrim i lehtë nga spanjollët që arritën maksimalisht deri në 25 pikë. E veçantë në këtë sfidë në Madrid ishte që dy personazhe shumë të njohur ishin në rreshtin e parë, të cilët u duartokitën gjatë nga salla, tenisti Xhokovic dhe basketbollisti i Lakers, Luka Doncic. Tashmë Zvezda pret se çfarë do të ndodhë me ndeshjet e Panathinaikos dhe të Monacos për të kuptuar pozicionin përfundimtar që do të ketë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme