Europa League, Lyon-Manchester United në RTSH

Sport | 2 vite më parë

Të enjten nisin sfidat çerekfinale të Europa League dhe një nga përballjet më interesante të mbrëmjes është ajo mes Olympique Lyonnais dhe Manchester United, që do të masin forcat në “aktin e parë” të kësaj sfide që vlen një vend në gjysmëfinale. Kjo ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 1 në orën 21:00.

Lyon ka qenë në formë të mirë kohët e fundit, duke fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit të Ligue 1. Ndeshja e tyre më e fundit në kampionat ishte fitorja 2-1 ndaj Lille që i lejoi ata të kërcejnë në vendin e pestë në ligë dhe të mbajnë gjallë shpresat e tyre për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, United nuk ka ambicie të tilla në kampionat pasi është në vendin e 13-të në Premier League dhe nuk ka asnjë shans realist për t’u ngjitur në top 5. “Djajtë e Kuq” kanë pasur vështirësi për të shënuar gola kohët e fundit, pasi nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës në 2 ndeshjet e fundit.

4 herë janë përballur mes tyre dy skuadrat në Europë me Manchester United që nuk njeh humbje, duke fituar 2 dhe duke barazuar 2 takime.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme