Europiani i Atletikës në RTSH/ Shqipëria përfaqësohet nga 3 atletë

Sport | 3 muaj më parë

Shqipëria do të përfaqësohet me 3 atletë në Kampionatin Europian të Atletikës, që do të zhvillohet në Birmingham më 10-16 gusht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Franko Burraj, Markelo Mema dhe Yipsi Moreno do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në eventin më të rëndësishëm të atletikës në Europë.

Franko Burraj do të përfaqësojë Shqipërinë në disiplinën e 400 metrave në Kampionatin Europian të Atletikës, që do të zhvillohet nga 10–16 gusht në Birmingham, Angli.

Një nga sprinterët më të mirë shqiptarë, Franko do të garojë mes elitës europiane, i shoqëruar nga trajneri i tij, Bruno Rrotani, si pjesë e delegacionit kuqezi.

Markelo Mema do të përfaqësojë Shqipërinë në disiplinën e hedhjes së çekiçit në Kampionatin Europian të Atletikës, që do të zhvillohet nga 10–16 gusht në Birmingham.

Markelo do të garojë mes atletëve më të mirë të Europës, duke përfaqësuar me krenari ngjyrat kuqezi në këtë aktivitet madhor.

Yipsi Moreno do të përfaqësojë Shqipërinë në disiplinën e hedhjes së çekiçit në Kampionatin Europian të Atletikës, që do të zhvillohet nga 10–16 gusht në Birmingham.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme