Europiani i Femrave në RTSH: Spanja kalon Gjermaninë, në finale e pret Anglia

Spanja regjistron fitoren e parë kundër Gjermanisë, 1-0 me golin e Bonmatí 113’ duke siguruar pjesëmarrjen e saj të parë në finalen e EURO-s për femra! La Roja tani do të përballet me mbajtësen e trofeut, Anglinë, në ndeshjen e së dielës, në një përsëritje të finales së Kupës së Botës për Femra 2023.
Është një finale e profilit të lartë, pasi kampionet në fuqi të botës do të përballen me kampionet e Europës.
Nëntëdhjetë minuta nuk ishin të mjaftueshme për të përcaktuar finalisten e dytë të Kampionatit Evropian që po zhvillohet aktualisht në Zvicër dhe që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH. Në fund të një ndeshjeje të luftuar dhe të barabartë, as Spanja dhe as Gjermania nuk arritën të shënonin golin që do t’i kishte dërguar në finale kundër Anglisë, e cila mundi Italinë 2-1 një ditë më parë falë një penalltie në minutën e fundit të kohës shtesë.
Për të zhbllokuar një sfidë të pafund u desh një lëvizje e zgjuar nga një prej lojtarëve më të talentuar në fushë, fituese dy herë i Topit të Artë, Aitana Bonmati. Në minutën e 113-të, Bonmati mori një top të gjatë nga Del Castillo dhe më pas, pothuajse nga vija anësore, gjuajti drejt shtyllës së afërt, duke e gjetur Berger jashtë pozicionit, duke shkaktuar një ekstazë të madhe nga turma spanjolle.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




