Europiani i Femrave në RTSH: Spanja në gjysmëfinale

Punë, sakrificë dhe… fat. Spanja u kualifikua për në gjysmëfinalet e Europianit të Femrave duke mposhtur Zvicrën me rezultatin 2-0. Kampionet e Botës, jo pa vështirësi, arritën të mposhtin organizatorët e turneut me golat e Athenea 66′ dhe Pina 71′
Një ndeshje emocionuese ajo e zhvilluar në Stadion Ëankdorf(Bern), që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH. Pas një pjese të parë pa gola, zviceranet iu dorëzuan presionit të pamëshirshëm të kundërshtarit. La Roja dominoi gjatë gjithë ndeshjes, me Athenea dhe Clàudia Pina që bënë diferencën.
Vendaset ofruan rezistencë të admirueshme kundër Spanjës, duke i mbajtur kundërshtaret nën kontroll dhe duke u përpjekur të krijonin raste. Përpjekjet e tyre nuk ishin të mjaftueshme.
Megjithatë, dolën me kokën lart, pasi bënë histori duke arritur në çerekfinalet e EURO-s për femra për herë të parë.
Ndërsa Zvicra ndalet këtu, Spanja ëndërron duke pritur fituesin e Francë-Gjermani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




