Europiani i mundjes në RTSH/ Dudaev kualifikohet në finale

Sport | 6 muaj më parë

Mundësi shqiptar Islam Dudaev ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Tiranë dhe po transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Dudaev ka siguruar një vend në finalen e madhe në peshën 65 kg në stilin e lirë dhe do të garojë nesër për medaljen e artë kundër rusit Bashir Magomedov.

Mundësi shqiptar eliminoi në çerekfinale gjeorgjianin Nika Zakashvili, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi përballë Islam Guseinovit.

Ndeshjen finale të mundësit shqiptar mund ta ndiqni nesër në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme