Europiani U-17 “Shqipëri 2025”/ Skuadrat mësojnë sot rrugëtimin, zbuloni si do të funksionojë shorti

Evente Sportive | 2 vite më parë

Sot në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 19:00, do të hidhet shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Tetë ekipet pjesëmarrëse (Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali) do të mësojnë rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.

Por si do të funksionojë shorti?

Do të hidhet short i lirë mes ekipeve pjesëmarrëse dhe skuadrat do të ndahen në dy grupe, A dhe B. Shqipëria, si vend organizator, është pozicionuar në Grupin A, pozicioni 1. Gogla e dytë përcakton ekipin e parë në Grupin B, ndërsa gogla pasardhëse ekipin e dytë në Grupin A.

Në këtë mënyrë do të vazhdojë shorti deri në ndarjen e grupeve me nga katër skuadra secila.

Ndeshja hapëse e Kampionatit Europian U-17 do të luhet më 19 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00. Shqipëria do të përballet me skuadrën e pozicionuar në vendin A4.

Shorti i Kampionatit Europian U-17 do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 24 duke nisur nga ora 19:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme