“Eurovision Song Contest” detyron BBC të caktojë orar të ri për finalen e “FA Cup”

BBC pritet që ti bëjë një kerkesë Federatës së Futbollit për të nisur finalen e FA Cup në orën 15:00 dhe jo në 17:15 siç është bërë zakonisht. Siç dihet më 17 maj do të mbahet edhe finalja e Eurovision Song Contest.
BBC ka ekskluzivitetin e transmetimit të të dy eventeve në Britaninë e Madhe dhe për të evituar përpalsje në rast se finalja do të kërkojë shtesa apo edhe penalltitë për të vendosur fituesen ka biseduar me krerët e Federatës për të ndryshuar orarin.
Finalja e FA Cup një vit më parë u ndoq nga 9.1 milionë telespektatorë në BBC ndërsa akti i fundit Eurovision Song Contest mbërtheu pas ekranit më shumë 8 milionë telespektatorë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




