Everton dhe Broja më larg se kurrë, statistikat dhe detajet e paraqitjes kundër Sitit

E ardhmja e Armando Brojës nuk do të jetë në Liverpul. Sipas medieve britanike, në takimin kundër Mançester Sitit, sulmuesi shqiptar ka treguar se nuk është i duhuri për Evertonin.
Në ndeshjen me Sitin, Broja luajti për 63’ minuta ndërsa nuk mundi që të bënte asnjë goditje në portë, preku 22 herë topin dhe humbi 14 herë kontrollin e tij ndërsa saktësia në pasime ishte 40%. Një tjetër e dhënë që tregon shumë mbi karakteristikat e shqiptarit ose mbi vështirësinë e hasur në atë ndeshje është edhe zona ku ka operuar më shumë. Edhe pse është një sulmues zonë ai ka operuar shumë larg portës së kundërshtarit.

Pas këtij takimi thuhet se Everton është duke monitoruar tregun për të gjetur një sulmues dhe ka shumë pak gjasa që klubi në fjalë të ushtrojë të drejtën që ka në marrëveshjen e bërë me Çelsin sipas së cilës mund ta blejë Brojën për 30 milionë stërlina.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




