Evidentimi i dëmeve në Vaun e Dejës – Banorët e dëmtuar kërkesë pranë njësive vendore
Ky është momenti Kur Florian Velaj nga Njësia administrative Bushat I drejtohet njësisë vendore për të bërë kërkesë me qëllim evidentimin e dëmeve të shkaktuara 48 0rë më parë. Ai tregon se ka patur mbi 40 cm ujë dhe të gjitha orenditë shtëpiake I kanë shkuar dëm
“Dëmet janë të konsiderueshme sepse uji ka arritur mbi 40 cm duke dëmtuar orenditë shtëpiake që ka një shtëpi, të cilat janë të përmbytura” u shpreh për RTSH banor i Bushatit, Florian Velaj.
Administratori I njësisë Bushat Cesk Suka thotë se janë ngritur grupet e punës dhe po punojnë për evidentimin e dëmeve në terren.
Me qëllim që ky proces të jetë sa më I shpejtë është apeluar drejt banorëve që të bëjnë një kërkesë me shkrim për dëmet e shkaktuara që më pas do të verifikohen nga punonjësit
“ Të gjitha grupet e punës janë në terren duke evidentuar të gjitha dëmet që janë bërë nëpër banesa. Deri tani janë mbi 18 banorë që kanë ardhur dhe kanë bërë kërkesa për dëmshpërblim.”
Zonat më të dëmtuara nga përmbytjet e 2 ditëve më parë në Vau Dejës ishin Bushati dhe Hajmeli. Rreth 100 banesa patën prezencë uji ndërsa evidentimi I dëmeve pritet të përfundojë brenda 2 javësh.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




