Evropiani i Femrave në RTSH: Derbi skandinav shkon për Suedinë

Futboll Bota | 1 vit më parë

Kampionati Evropian i Femrave për Suedinë nuk mund të fillonte më mirë, duke mposhtur Danimarkën 1-0 në ndeshjen e tyre debutuese në Stade de Geneve. Një fitore e merituar për vajzat e Peter Gerhardsson, të cilat treguan superioritetin e tyre që nga pjesa e parë, e cila u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë skenari nuk ndryshoi dhe në fakt Suedia filloi të dominonte me një vazhdimësi më të madhe, duke i detyruar danezët të qëndronin të mbyllura në gjysmën e tyre të fushës për pothuajse gjithë kohën. Sfida u zgjidh nga Filippa Angeldahl, e cila në minutën e 55-të e zhbllokoi sfidën dhe largoi fantazmat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme