F1, makinat e sezonit të ri do të prezantohen të gjitha së bashku

Revolucion në Formula 1 përpara sezonit të ardhshëm. Siç njoftohet përmes llogarive zyrtare të F1, në fakt, 10 skuadrat do të zbulojnë të gjitha së bashku pamjen e tyre.
Ceremonia do të zhvillohet në O2 Arena në Londër dhe do të jenë të pranishëm të gjithë pilotët, në atë që do të jetë prezantimi i njëvendësheve të 2025 për publikun.
Data e planifikuar është 18 shkurt dhe të gjithë drejtuesit e ekipeve do të marrin pjesë gjithashtu. Ngjarja do t’u japë në këtë mënyrë tifozëve mundësinë të shikojnë paraprakisht makinat që do të vihen më pas nga çdo ekip në garën e parë të sezonit, muajin pasardhës, në Australi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




