FAKSIMILET- Hyn në fuqi udhëzimi për standardizimin e adresave dhe krijimin e Kodit Unik të Adresës në Shqipëri

Ka hyrë të premten në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Brendshme, i cili përcakton rregulla të qarta për standardizimin e adresave dhe krijimin e një kodi unik për çdo ndërtesë në vend. Ky udhëzim synon të unifikojë mënyrën se si shkruhen adresat dhe të lehtësojë identifikimin e vendndodhjes përmes një kodi alfanumerik të gjeneruar nga Regjistri Kombëtar i Adresave (RKA), shkruan rtsh.al.
Sipas udhëzimit, elementët e adresës duhet të shkruhen në një mënyrë të standardizuar, duke ndjekur këtë renditje: Emri i territorit publik; Bulevardi, rruga, rrugica, sheshi ose parku.
Numrat e ndërtesës, hyrjes, dhe apartamentit do të jenë për shembull, Nd. 5, H. 11, Ap. 9. Emërtimi i qytetit/fshatit, njësisë administrative dhe kodi postar do të bëhet për shembull, Njësia Administrative 10, 1001.
Emërtimi i bashkisë
Një element i ri dhe thelbësor është Kodi Unik i Adresës (KUA), i cili shkruhet në rreshtin e fundit. Ky kod, i gjeneruar nga RKA, është një e dhënë alfanumerike që mund të gjendet në faqen publike të adresarit: https://rka.mb.gov.al.
Struktura dhe funksioni i Kodit Unik të Adresës (KUA)
Kodi Unik i Adresës përbëhet nga 19 karaktere alfanumerike dhe shërben për të identifikuar në mënyrë unike çdo ndërtesë, hyrje dhe apartament.
Struktura e kodit shpjegohet si më poshtë:
Pozicioni 1-2: Kësaj pjese i korrespondon kodi 2-shifror i bashkisë.
Pozicioni 3-4: I korrespondon 2 shifrave të fundit të kodit postar.
Pozicioni 5-8: Përbëhet nga një kombinim i dy gërmave kapitale dhe dy numrave të rastësishëm, të gjeneruar nga RKA, për të identifikuar ndërtesën.
Pozicioni 9-13: I korrespondon numrit të hyrjes në ndërtesë, ku aplikohen rregulla të caktuara për të standardizuar shkrimin e numrave, si p.sh. 00001 për hyrjen 1.
Pozicioni 14-19: I korrespondon numrit të apartamentit, gjithashtu me rregulla të standardizuara për të siguruar uniformitet.
Udhëzimi gjithashtu përcakton rregulla se si do të trajtohet KUA në rastin e bashkimit ose ndarjes së apartamenteve. Kodi unik do të regjistrohet si rubrikë më vete në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGJC), duke filluar nga viti 2010.
Ky udhëzim detyron të gjitha institucionet publike e jopublike, si dhe personat juridikë e fizikë, të respektojnë modelet e adresave të paraqitura, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi që është sot (e premte).
Disa shembuj për bashki të ndryshme të vendit
a) Adresa e ndërtesave të ndodhura nën juridiksionin e Bashkisë Tiranë:
Rr. “MYSLYM SHYRI”
Nd. 5, H. 11, Ap. 9
Njësia Administrative 10, 1001
Tiranë
TR01AA00 00011 000009
b) Adresa e ndërtesave kur emërtimi i qytetit përkon me emërtimin e njësisë administrative, njësia administrative nuk vendoset:
Rr. “JANI VRUHO”
Nd. 5, H. 12/1, Ap. 12/1
5003
Berat
BR03AD30 012/1 0012/1
c) Adresa e ndërtesave kur emërtimi i qytetit dhe i njësisë administrative është i njëjtë, por emërtimi i bashkisë është i ndryshëm:
Rr. “AGIM RAMADANI”
Nd. 10, H. 3, Ap. 15
Bajram Curri, 8702
Tropojë
BC02BA22 00003 000015
ç) Adresa e ndërtesave kur emërtimi i njësisë administrative është i ndryshëm nga ai i bashkisë:
Rr. “DELIALLISI”
Nd. 46, H. 1/1, Ap. 10
Sukth, 2010P
Durrës
DR10CB07 001/1 000010
d) Adresa e ndërtesave kur emërtimi i një fshati është i ndryshëm nga emërtimi i bashkisë dhe i njësisë administrative:
Rr. “AVNI BAJRAMI”
Nd. 24, H. 1, Ap. 4
Sheqeras, Vreshtas, 7028
Maliq
ML28AA12 00001 000004
dh) Adresa e ndërtesave kur emërtimi i fshatrave përkon me emërtimin e njësisë administrative:
Rr. “LISIT”
Nd. 12, H. 1, Ap. 1/1
Vreshtas, 7028
Maliq
ML28AA00 00001 0001/1
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.















