Familjarët e ish-zv.drejtorit të AKSH-it, Daniel Shima denoncojnë në polici zhdukjen e tij

Familjarët e ish-zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Daniel Shima kanë denoncuar humbjen e kontakteve me të ditën e sotme.
Ata kanë bërë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë, ku kanë treguar se kanë humbur kontaktet me Daniel Shimën, ndërsa nuk dihen rrethanat se si është zhdukur ai.
“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




