Famullia e Shkodrës ndez dritat festive, famullitari Palaj: Le të shërbejnë si ndriçim shpirtëror

Sociale | 11 muaj më parë

Famullia e Shën Shtjefenit në Shkodër ka ndezur dritat festive, duke bekuar edhe Betlehemin e vendosur përpara katedrales së qytetit.

Famullitari Dom Vlash Palaj në fjalën e tij u kujtoi besimtarëve se po përgatiten për kohën e ardhjes e cila kulmon me Krishtlindjet

“Kemi mundësi edhe nëpërmjet këtyre simbolikave siç është Betlehemi. Kjo është simbolika më e bukur e ardhjes së Krishtit, por që i ka dhënë domethënien më të veçantë edhe kohës së njerëzimit sepse kjo ngjarje do të shënojë rrjedhjen e historisë”, u shpreh famullitar i Shkodrës.

Ndezja e dritave është simbolikë që duhet të shërbeje për  besim e ndriçim shpirtëror tha famullitar por që sot fatkeqësisht shihet më shumë si argëtim në rrugët e qytetit

“Ndezja e dritave personifikon atë ndezjen e dritës së Krishtit në shpirtin tonë. Edhe dritat që ndizen në rrugët e qytetit nuk duhet të ndizen për të pirë dhe për të ngrënë, por për t’u kujtuar për këtë ngjarje kaq të madhe”, tha famullitari Dom Vlash Palaj.

Sapo futesh në oborrin e Katedrales së Shkodrës, ndihesh sikur je në një libër historie. Krijimi i Betlehemit nga besimtarët i ka dhënë një tjetër imazh festiv periudhës së krishtlindjes. Janë simbolika të rëndësishme për Krishtlindje, pasi gjitha kishat dhe shtëpitë e të krishterëve vendosin Betlehemin siç quhet shpella e improvizuar ku ka lindur Krishti.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme