Fasonët kërkojnë lehtësira fiskale: Zero taksë për lëndët e para, të rritet pragu i tatueshëm mbi të ardhurat
Sektori i manifakturës ka propozuar një paket lehtësirash në komisionin e Ekonomisë dhe Financave për të dal nga gjendja e vështirë ku ndodhet. Disa nga kërkesat kryesore ishin rritja e koeficientit të amortizimit për makinerit, zerimi i taksave për lëndën e parë si dhe mekanizma kompensues për kursin e këmbimit.
Gjithashtu shoqata kërkon që garancia shtetërore të jetë permanente, me normë interesi 2.5% dhe me mbulim kolaterali deri në 70%.
“Sa i takon rritjes së koeficientit të amoritizimit, nga 20% që është aktualisht, të rritet në 40%, sa i takon pajisjeve makineri për prodhimin, pra investimet dhe inovacionin”, tha Edvin Prençe kryetar i ProEksport Albania
“Taksat duhet të hiqen, duhet të zerohen”, u shpreh Florian Zekia, anëtar i ProEksport Albania.
Rishikimi i Tatimit mbi të Ardhurat Personale dhe rimbursimi pas rritjes së pagës minimale të zbatohet për të gjitha nivelet e pagave ishin disa propozim e tjera.
“Ajo që kërkojmë ne është që të mos kufizohemi me një numër të caktuar punonjësish të përzgjedhur. Ky suport të bëhet me një kompensim fiks për 9 muaj siç e ka menduar qeveria, por të bëhet për të gjithë numrin e punonjësve për këtë diferencën 16.7% e 10 mijë lekshit që është shtesa e pagës”, deklaroi Saimir Bidaj, anëtar i ProEksport Albania.
Gjatë vitit të fundit, rënia e eksporteve u shoqërua edhe me shkurtime të vendeve të punës shifër e cila arriti në rreth 12 mijë në sektorin e fasonerisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




