Nuk dihet fati i Ervis Martinaj, babai i tij kërkesë Gjykatës së Lezhës: Të shpallet i zhdukur

Fati i Ervis Martinaj vijon të mbetet një mister për policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare, i cili prej gushtit të 2022 rezulton i zhdukur.
Babai i Martinajt, Mustafa Martinaj i ka drejtuar një kërkesë Gjykatës së Lezhës ku kërkon që i biri i tij të shpallet zyrtarisht i zhdukur.
“Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin”, thuhet në kërkesën drejtuar gjykatës.
Ishin familjarët e tij që denoncuan në polici zhdukjen e Ervis Martinajt më 11 gusht 2022, ndërsa nga hetimet efektivët nuk kanë mundur të zbulojnë se çfarë ka ndodhur me të.
Ervis Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ku është lakuar në ngjarje të ndryshme që nga aksioni “Fundi i Marrëzisë” për lojërat e fatit e deri tek ngjarjet e rënda kriminale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




