Faton Neziri humbet startin e sezonit të ri, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Abissnet Superiore | 3 muaj më parë

Dinamos i mungon prej fundit të sezonit të shkuar Faton Neziri. Mbrojtësi i majtë i bluve, një nga më të mirët e kampionatit, është jashtë fushave të blerta që prej fazës së katërt të sezonit që shkoi dhe duket se do të humbasë edhe fillimin e sezonit të ri.

Neziri ka një problem me muskujt e barkut dhe RTSH mëson se lojtari nga Kosova duhet të kryejë një ndërhyrje kirugjikale për ta kaluar këtë dëmtim. Operacioni do të kryhet jashtë Shqipërisë dhe mbrojtësit do t’i duhen të paktën dy muaj kohë për fazën e rikuperimit.

Në këtë mënyrë Neziri pritet të kthehet në muajin tetor në skuadrën e trajnerit Daja, duke humbur me shumë gjasa fazën e parë të kampionatit. Anësori i majtë spikati sezonin e fundit me inkursionet e tij, duke u bërë një nga titullarët më të rëndësishëm të Dinamos.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme