Faza përgatitore në Greqi, Tirana publikon programin e miqësoreve

Tirana ka udhëtuar drejt Greqisë, aty ku skuadra bardheblu do të zhvillojë fazën përgatitore në prag të startit të sezonit të ri.
Kryeqytetasit do të zhvillojnë disa miqësore gjatë qëndrimit të tyre në tokën helene. Ditën e sotme, ekipi zhvillon ndeshjen e parë miqësore në kuadër të fazës përgatitore. Skuadra do të vijojë të qëndrojë e grumbulluar, duke punuar intensivisht nën drejtimin e stafit teknik.
Ja programi i plotë i miqësoreve:
🗓 31.07.2025 – Panserraikos 🆚 KF Tirana
🗓 03.08.2025 – Elbasani 🆚 KF Tirana
🗓 05.08.2025 – Eordaikos 🆚 KF Tirana
🗓 08.08.2025 – Kalamata 🆚 KF Tirana
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




